Shkrimtari i njohur italian, Roberto Saviano, i njohur për shkrimet e tij kurajoze kundër krimit dhe mafias, u dënua me 1 mijë euro gjobë për shpifje ndaj Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.
Procedimi lidhet me një rast të vitit 2020, kur Saviano ofendoi Melonin për çështjen e emigrantëve.
“Është një dënim simbolik, por është vetëm fillimi. Humbja e sotme është një shembull i asaj që do të ndodhë nesër, kjo na bën edhe më shumë të kuptojmë situatën në të cilën po jetojmë, me një pushtet ekzekutiv që vazhdimisht përpiqet të frikësojë këdo që thotë gënjeshtrat e tyre”, deklaroi Saviano.
TG24 citoi Savianon duke thënë se është duke menduar alternativën e largimit nga vendi. Ai shtoi se, qeveria do të jetë gjithnjë e më e ndërlikuar, nga të gjitha këndvështrimet.
Gjyqi në të cilin ai u dënua pasoi një ankesë të paraqitur nga Giorgia Meloni. Ankesat kishin të bënin me faktin se në dhjetor 2020, gjatë një episodi të programit “Piazzapulita” kushtuar temës së emigrantëve, Saviano iu referua kryeministres aktuale, e cili në atë kohë ishte deputete me fjalën “bastarde”.