Rreth 20 turistë polakë janë paraqitur me shenja helmimi në spitalin e Vlorës këtë të premte. Dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar gjatë turit në një anije turistike. Gazetari Elton Nika raporton se ata ndodheshin në një prej anijeve turistike që kryen linjën e Karaburun-Sazan.

Mësohet se turistët, të moshës 14-15 vjeç kanë mbërritur mëngjesin e së premtes në Vlorë nga Shëngjini për një tur një ditor. Ata kanë thënë se kishin marrë ushqim me vete por edhe kishin konsumuar në anije. Në mbrëmje ata janë ndjerë keq dhe kanë mbërritur me dy autobusë në spital./abcnews.al