
Agjencia prestigjioze ndërkombëtare e vlerësimit “Standard & Poor’s’’ ka rritur vlersimin për ekonominë shqiptare në BB NGA BB- që ishte më parë. Ky është rishikimi i dytë në rritje brenda një viti për ekonominë shqiptare. Në raportin e fundit të publikuar konfirmohet një perspektivë e qëndrueshme” si rrjedhojë e performancës së qëndrueshme ekonomike dhe fiskale të Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Ndikim direkt duket se kanë dhënë investimet e huaja direkte remitancat dhe rritja e shpejtë e eksporteve të shërbimeve nxitur nga sektori i turizmit.
Shqipëria ka pasur një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve ët huaj të cilët vetëm gjatë vitit të kaluar sollën në ekonomi rreth 4.5 miliard euro.në raportin e standart and poors vlerësohet edhe ulja e borxhit i cili kapasur një trajektore të fortë rënëse gjatë 2024 duke prekur nivelin më të ulët në më shumë se një dekadë.Borxhi publik zbriti në 54.73% në fund të muajit dhjetor 2024 nga 57.50% që ishte në fund të vitit 2023.
Vlerësimi për ekonominë shqiptare është përmirësuar pavarësisht tensioneve të larta gjeopolitike dhe pasigurive në prag të zgjedhjeve parlamentare të këtij viti. S&P pret që rritja reale e PBB-së së Shqipërisë të mbetet mbi 3%përgjatë këtyre viteve , e nxitur nga investimet dhe konsumi./abcnews.al
Komente