Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se çfarë ka diskutuar me Presidentin e SHBA Joe Biden në samitin e Madridit.
Rama ka folur me Biden për marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa thotë se në NATO ka kërkuar që Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Kreu i qeverise ka vënë në dukje rreshtimin e Kosovës krah BE-së lidhur me agresionin rus në Ukrainë.
“SOT në NATO kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën. Presindenti Joe Biden tha fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit në NATO”, shkruan Rama