Në samitin e Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e ri të Rrijtes, që po zhvillohet sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama shpalosi ambicien e Shqipërisë për të qenë gati në qershor për të aplikuar në zonën e pagesave euro. Kryeministri bëri thirrje për bashkëpunim si e vetmja mënyrë për tu integruar dhe ulur në tryezë krah vendeve europiane pasi “Nuk ka drekë falas në BE”
Rama tha se Shqipëria është e gatshme dhe do të punojë pa reshtur me të gjithë të tjerët për të ecur shpejt përpara drejt zonës së përbashkët të pagesave euro lehtësimit të tregtisë së transportit dhe tregut digital. Madje tregoi dhe ambicien se kur synon Shqipëria të aplikojë.
“Nëse përmbushim të gjitha kriteret për zonën e përbashkët të pagesave euro do të ulim me 6 herë tarifat e qytetarëve tanë që qëndrojnë jashtë për të dërguar para në shtëpi duke qenë se do të ulë 6 herë koston e transaksioneve të biznesit me vendet e BE-së. Vetëm duke bërë këtë ne në Ballkanin Perëndimor mund të kursejmë afro gjysmë bilioni euro në xhepat e njerëzve. Ambicia jonë si Shqipëri është të jemi gati në qershor për aplikimin tonë. Nëse ulim vetëm me 3 orë kohën epritjes së kamionëve tanë, dhe në kufijtë tanë rajonalë e të BE-së mund të marrim rritje të përgjithshme prej 25 miliardë eurosh, por për të shkuar aty na duhet që të gjithë së bashku të kryejmë një procesmjaft kompleks. Ky ushtrim nuk është i lehtë” tha Rama.
Nga ana e tij komisonieri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi vuri theksin tek reformat e që ‘ky plan do të funksionojë në rast se “ju aplikoni rregullat e Bashkimit Europian. Në rast se ju i pranoni të gjithë këto rregulla dhe pastaj mund të bëheni pjesë e tregut të vetëm edhe përpara se të bëheni shtet anëtar apo shtete anëtare”
Varhelyi u ndal dhe tek fondi prej 6 miliardë euro i caktuar për ekonomitë e vendeve të Ballkanit
“Këto para do të arrijnë në rast se ju si institucione financiare tregoheni të shpejtë, që do të thotë Banka Europiane e Investimeve, BERZH, FMN, të gjithë tani duhet që të përshpejtoni punën, përpjekjet tuaja dhe duhet të tregoni shumë më të shpejtë se sa jeni treguar më parë”
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi tha se përveç 30 miliardë eurove të jepen edhe 6 miliardë euro të tjera për rajonin. Kryeministri Albin Kurti do t’i adresohet samitit me një videomesazh. Ndërkohë mungon kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic.