Mbretëresha Camilla është diagnostikuar me një infeksion të rëndë të frymëmarrjes dhe për këtë arsye po tërhiqet nga të gjitha paraqitjet publike, njoftoi Buckingham Palace.

Siç tregon gjithçka, infeksioni respirator nga i cili vuan Mbretëresha Camilla është i rëndë dhe për këtë arsye ajo do të jetë larg çdo aktiviteti për të paktën një javë.

Një zëdhënës i pallatit tha se mjekët e mbretëreshës e kishin “këshilluar që të pushonte” për t’u rikuperuar.

“Ajo shpreson të shërohet në kohë për të marrë pjesë në ngjarjet e planifikuara rregullisht të kësaj fundjave”, shkruan Sky News.

Së fundmi, Mbreti Karli III dhe Camilla janë kthyer nga një turne i gjatë në Australi dhe siç spekulojnë mediat britanike, shëndeti i saj mund të jetë i tensionuar.