Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjellë ndihma në Shqipëri për luftën kunër koronavirusit.
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se SHBA ka sjellë mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore, që poluftojnë në vijën e parë me armikun e padukshëm.
“Miku i mirë njihet në ditë të vështira!
Mirënjohëse për ndihmën e popullit mik amerikan për Shqipërinë me mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në vijën e parë të përballjes me #COVID19🙏🏼
Faleminderit Ambasadore Yuri Kim @U.S. Embassy-Tirana
Jemi #bashkë në këtë luftë 🤜#COVID19🤛🇦🇱🇺🇸”, shkruan Manastirliu.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehet se është krenare që mbikqyri në terren dhurimin e ndihmës së SHBA me pajisje mjekësore për personelin shëndetësor shqiptar.
Ajo thotë se është po ashtu krenare për dhurimin ndaj Shqipërisë që është aletate e SHBA.
VERITAS.COM.AL