Nga: Nicole Darrah | Fox News

SHBA është duke revokuar vizat per disa prej zyrtarëve të Arabisë Saudite të përfshirë në vrasjen e shkrimtarit Jamal Khashoggi.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha në një konferencë shtypi të martën se SHBA ka identifikuar njerëz të përfshirë në vdekjen e Khashoggit – “përfshirë ata në shërbimet e inteligjencës, gjykatën mbretërore, ministrinë e jashtme dhe ministritë e tjera saudite” – dhe po punon për t’i bere ata përgjegjës .

Zyrtarët sauditë planifikuan vrasjen e Khashoggi dite përpara vdekjes së tij, thotë Erdogan.

Departamenti i Shtetit po revokon vizat dhe po merr masa të tjera në prag të kalvarit.

“Ne po bëjmë shumë të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk tolerojnë këto lloj veprimesh të pamëshirshme për t’i mbyllur gojën Khashoggin, një gazetar, nëpërmjet dhunës”, u tha Pompeo gazetarëve. “As presidenti as unë nuk jemi te kënaqur me këtë situatë”.

Pompeo tha gjithashtu se Departamenti i Shtetit po punon me Thesarin e Shteteve të Bashkuara për të shqyrtuar nëse sanksionet e ‘Global Magnitsky Act’ mund të zbatohen për ata që janë te përfshirë.

Regjistrat e vizave konsiderohen konfidenciale dhe Pompeo nuk tha se cilat apo se si shume zyrtarë sauditë do të kenë vizat e tyre te revokuara.

Revokimet e vizave janë masat e para disiplinore të marra nga administrata Trump kundër Sauditëve, pasi që Khashoggi, një kolumnist për Washington Post, i cili shpesh ishte kritik ndaj Arabisë Saudite, u vra pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll të Turqisë më 2 tetor.

Zyrtarët sauditë kanë pohuar se Khashoggi vdiq aksidentalisht gjatë një zenieje në konsullatë, por zyrtarët turq thanë se një ekip prej 15 burrash torturuan, vranë dhe copëtuan Khashoggin dhe zyrtarët e dyshuar Sauditë planifikuan vrasjen e tij prej ditësh.

Veritas.com.al/

Pak perpara deklaratave të Pompeo, Presidenti Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se operacioni i Arabisë Saudite ishte një nga “koperturat më të këqija në historinë e koperturave”.

“Kishin një koncept shumë të keq origjinal” që ishte “kryer keq”, tha Trump.Ka shtuar se ai pret një raport të plotë mbi vrasjen e Khashoggit së shpejti.

Më vete, Pompeo të martën tha se karvani i emigrantëve të Amerikanëve Qendrorë të drejtuar në kufirin jugor të SHBA nga Meksika nuk do të hyjë në vend. “Presidenti Trump nuk do të lejojë këtë të ndodhë në Shtetet e Bashkuara,” tha Pompeo.

“Nuk do të kene sukses për të hyrë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme, nuk ka rendesi çfarë,” vazhdoi ai. “Jemi të vendosur që hyrja e paligjshme në Shtetet e Bashkuara nga ky karvan nuk do të jetë i mundur”.

Veritas.com.al/