Arben Ristani/ Fb

‘Do bëni ndonjë gjë për ne, mor bir, se na mbyti Edi Rama?: Me tha shitësja e bukës sot.

Diçka mërmërita neper buze dhe u largova.

Rrugës mendova: T’i thosha se do e mundim Edi Ramen ne zgjedhje…Ne kemi vendosur te mos futemi me Edi Rimën kryeministër, ne zgjedhje.

T’i thosha se do e largojmë me protesta… Ne kemi bere mbi 10 te tilla dhe s’e kemi larguar dot.

T’i thosha se do e largojmë me dhune. Ne s’jemi për dhune, por edhe partneret tanë amerikane e evropianë s’na lejojnë.

Mund t’i kisha thënë: ‘hajde lutemi se bashku qe ai te largohet vete’, por nuk do ishte serioze.

Ne fakt ka një rruge tjetër, por atë s’ja thosha dot shitëses se bukës sepse nuk do me kuptonte’.

Ristani nuk mund t’i thoshte të vërtetën që kishte në mendje se ‘më parë duhet larguar Basha’.

VERITAS.COM.AL/