Teksa presim stinën e verës, Shkodra është përfshirë nga një mot i pazakontë gjatë natës. Reshje të shumta të shiut, të shoqëruara me breshër dhe shtrëngata që kanë zgjatur gjatë gjithë natës kanë sjellë një pamje të jo normale për muajin maj.

Si pasojë e motit të keq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, dëme në agrokulturë si dhe dëme tek bimët dekorative. Në disa rrugë të qytetit të Shkodrës, reshjet intensive të breshërit kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve mëngjesin e sotëm.

Menjëherë, ka nisur puna për pastrimin e rrugëve, ndërsa u bëjmë thirrje pronarëve të bizneseve, të pastrojnë trotuaret para njësive të tyre tregtare për të lehtësuar edhe lëvizjen e këmbësorëve.

Drejtori i Ujësjellësit në Shkodër Mark Molla, në një prononcim për mediat është shprehur është bërë e mundur hapja e akseve ku ka pasur probleme ndërkohë që aktualisht situata është përmirësuar.

VERITAS.COM.AL