Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë vizituar shkollën “Babë Dudë Karbunara” në Berat, një prej 25 shkollave të reja të ndërtuara në mbarë vendin.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se shkolla është një qendër e re dijeje për qytetin e Beratit.
Ai theksoi gjithashtu edhe angazhimin e mësuesve në pension me orar të reduktuar për një përkujdesje më të veçantë për të ndihmuar nxënësit e arsimit profesional.
“Është inkurajim dhe frymëzim sa herë takon mësues në pension se kanë energji dhe pasion, pak më i vështirë të lexohet të mësuesit akoma në aktivitet, ndoshta edhe për faktin e ngarkesës së përditshme por nga ana tjetër, besoj se kam të drejtë kur përpiqem të argumentoj me kolegët ministra, qoftë me të arsimit apo e ekonomisë, që merret me arsimin profesional se ne kemi shumë mësues në pension që mund t’i ftojmë që të angazhohen me orar të reduktuar në një përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen dhe me lehtësinë që duhet të ketë në aspektin e komunikimit procesi i punës së nxënësve të arsimit profesional në ndërmarrje si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë dhe që është domosdoshmëri për t’i dhënë më shumë dhe shpejt krah të kualifikuar pune tregut.
Është domosdoshmëria për të bërë të mundur që sot në kushtet kur ekonomia jonë ka fituar të fitojë një kap gjithëpërfshirjes dhe kur rritja ekonomike nuk është më që lexohet përmes shifrave por nuk ndihet drejtpërdrejt në buxhetet familjare, që të përfshirë edhe pensionistët. Për këtë arsye jemi duke punuar mbi të dhënat dhe që na mundësojnë tanimë që të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e kësaj rritjeje ekonomike në mënyrë që edhe ata të fillojnë të ndjejnë hap pas hapi drejt Shqipërisë 2030 atë që është e ndjeshme në buxhetin familja të mësuesve që sot e kanë pagën mesatare 950 euro, një pagë tanimë në nivelin e vendeve më të përparuara të rajonit, dhe e cila krijon premisa për të kërkuar më shumë nga vetja mësuesit dhe ne nga ata.”, tha mes të tjerash Rama.