Yesim Dikmen dhe Bulent Usta

STAMBOLL (Reuters) – Shndërrimi i Hagia Sofia e shekullit të gjashtë të Stambollit në një xhami, do të mbillte ndarje, paralajmëroi kreu shpirtëror i të krishterëve ortodoksë në botë, të martën, përpara një vendimi të gjykatës turke mbi një ndërtesë që ka qenë muze që nga viti 1934.

Presidenti Tayip Erdogan ka propozuar rivendosjen e statusit të xhamisë të sitit te Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, një ndërtesë në zemër të perandorive të Krishtera Bizantine dhe Muslimane Otomane dhe sot një nga monumentet më të vizituara të Turqisë.

Gjykata është caktuar të vendosë në 2 korrik mbi një sfidë për statusin e saj aktual që kundërshton ligjshmërinë e shndërrimit të saj në muze në 1934 në vitet e para të shtetit modern laik Turk të themeluar nga Mustafa Kemal Ataturk.

“Konvertimi i Hagia Sophia në një xhami do të zhgënjejë miliona të Krishterë në mbarë botën,” tha Patriarku Ekumenik Bartholomew, kreu shpirtëror i rreth 300 milion te Krishterëve Ortodoksë në të gjithë botën. Ai është me qendër në Stamboll.

Hagia Sophia – kisha më e rëndësishmja në Kristjanizem për 900 vjet dhe më pas një nga xhamitë më të mëdha të Islamit për 500 vjet pas pushtimit Otoman të Stambollit,e njohur atëherë si Kostandinopojë,në 1453 – është një qendër jetike ku përqafohen Lindja dhe Perëndimi,tha ai ne një asamble te kishes.

Ndryshimi i statusit të saj do të “frakturojë këto dy botë” në një kohë kur njerëzimi ka nevojë për unitet më shumë se kurrë për shkak të pandemisë COVID-19, tha Bartholomew.

“ÇESHTJE E SOVRANITETIT KOMBETAR”

Sidoqoftë, grupet kanë bërë fushatë për vite me radhë për shndërrimin e Hagia Sophia në një xhami dhe Erdogan, një musliman i devotshëm, mbështeti thirrjen e tyre përpara zgjedhjeve lokale vitin e kaluar.

Shumë Turq argumentojnë se statusi i xhamisë do të pasqyronte më mirë identitetin e Turqisë si një vend me shumicë myslimane dhe sondazhet e fundit tregojnë se shumica e turqve mbështesin një ndryshim.

Shtetet e Bashkuara dhe Greqia fqinje kanë shprehur shqetësime për ofertën rreth rivendosjes së statusit të ndërtesës si xhami,e cila njihet në turqisht si Ayasofya.

I dërguari i lirisë fetare të Sh.B.A., Ambasadori Sam Brownback, tha se ajo ka rëndësi të madhe shpirtërore dhe kulturore për miliarda besimtarë të besimeve të ndryshme në të gjithë botën dhe i bëri thirrje Ankarasë të ruajë statusin e saj.

Ministri i Jashtëm Turk Mevlut Cavusoglu ka kritikuar ndërhyrjen ndërkombëtare. “Kjo është një çështje e sovranitetit kombëtar,” tha ai në një intervistë televizive. “Ajo që është e rëndësishme është ajo që dëshiron populli Turk.”.

VERITAS.COM.AL