Lajmi citohet nga disa media lokale ruse e ukrainase dhe vjen fill pas evakuimit të mbi 70 mijë banorëve të Khersonit, nën pretendimin e Moskës se një luftë shumë e ashpër po hartohet nga trupat ukrainase, me avancimin e tyre drejt qendrës së rajonit jugor.
Nga burime të mediave lokale ukrainase pranë frontit të luftës, mendohet se kjo mund të jetë edhe një “gënjeshtër” nga ana e Shoigut, për të bërë të mundur uljen e vigjilencës të forcave të Kievit, me qëllim më pas nisjen e një sulmi operacional për të zhbërë praninë e palës ukrainase në rajon.
Gjithsesi, nga vetë Forcat e Armatosura ukrainase, nuk ka asnjë sinjal gëzimi apo uljeje të mobilizimit.