Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në Facebook, në rubrikën “Sy më Sy”. Ai u shpreh se në zgjedhjet e 11 majit secili do të marrë atë që meriton nga populli.

Gjithashtu Rama ka komentuar edhe Primaret në PD, duke thënë se lanë jashtë demokratë që u besuan dhe dolën fitues.

“Sa e sa demokratë që besuan se ju erdhi dita që të vlerësohen, u zhgënjyen sepse u përdorën për një propagandë hipokrite dhe u lanë jashtë. Dhe simboli i tyre është fituesi i Primareve të Tiranës, kryetari i Partisë Kavajës. As nuk e njoh dhe nuk kam dyshim që është kundër meje, por fitoi dhe e hodhën jashtë. Doli i pari dhe nuk gjeti dot vend në listë. Dhe këtë kanë kuptuar vajzat dhe djemtë e Forumit Rinor të PD në Vlorë që masivisht u shkëputën dhe sot janë bashkë me mua dhe kanë edhe një person që i përfaqëson që është pedagogia dhe dekania e Universitetit të Vlorës, për të arritur një qëllim më të madh. Ata nuk u bënë socialistë, dhe ndoshta nuk bëhen kurrë, por janë pjesë e jona. Sepse Shqipëria që duam në BE është përtej ndarjeve dhe ideologjive dhe historive”, tha Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *