Nga: CHARLIE SPIERING

Presidenti Donald Trump nuk do ta shkarkojë Dr. Anthony Fauci, sqaroi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të hënën.

“Ky mashtrim mediatik është qesharak – Presidenti Trump nuk po e pushon Dr. Faucin,” tha Zëvendës Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë Hogan Gidley në një deklaratë, të cilën ai e postoi në mediat sociale.

CNN dhe organizatat e tjera të lajmeve establishment ngritën spekulime se Trump po pushonte Faucin pasi presidenti ritweetoi një mesazh në Twitter nga një mbështetëse që përfshinte hashtagun #FireFauci.

“Dr. Fauci ka qenë dhe mbetet një këshilltar i besueshëm i Presidentit Trump, ”siguroi Gidley publikun.

Gidley tha që tweetimi i Trump “ekspozon përpjekjet e medias për të shtyrë me qëllim një falsitet ” në lidhje me linjën e tij kohore të trajtimit të koronavirusit.

Ai ka qortuar gazetarët kundërshtarë për përpjekjen për të “rishkruar historinë”.

“Ishin Demokratët dhe mediat që injoruan Koronavirusin duke zgjedhur të përqëndroheshin te impeachmenti,dhe kur më në fund ata bënë koment për virusin ishte për të sulmuar presidentin Trump për ndërmarrjen e veprimeve të guximshme vendimtare për të shpëtuar jetët Amerikane duke prerë udhëtimet nga Kina dhe nga Evropa, ”shkroi ai.

VERITAS.COM.AL/