Kryeministri Edi Rama priti sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, në ambjentet e Piramidës, në një aktivitet të planifikuar për të rinjtë me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë.

Ai ka falenderuar sekretarin e shtetit të SHBA-së Antony Blinken për këtë vizitë, duke thënë se ky takim hap horizontet e të rinjve shqiptarë.

“Shumë nga pronarët e kësaj piramide do donin të ishin këtu, por protokolli i Departamentit të Shtetit nuk i lejoi.

Ne emër të të gjithë Shqiptarëve iu uroj mirëseardhjen dhe siç thotë edhe ligji ynë prej 500 vjetësh, “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”.
Mirësevini në Shqipëri miku im, ne nuk jemi aq të mëdhenj sa vendet e tjera, por jemi të parët për dedikimin tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjera janë”,- u shpreh Rama.