Trump and Macron walking outside the White HouseTrump and Macron walking outside the White House

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po planifikon të tërhiqet nga pakti nuklear me Iranin dhe të vendosë sanksione të reja mbi qeverinë e Iranit, raporton New York Times duke cituar burime. Trump pritet që të shpallë vendimin e tij mbi paktin e Iranit, ditën e Martë.

Trump i tha presidentit Francez, Emmanuel Macron synimin e tij për të dalë nga pakti- gjatë një bisede telefonike mes dy liderëve të Martën në mëngjes, raporton Times.

Një burim që foli shkurt mbi bisedën tha për Times se Trump ka në plan që të rivendosë të gjitha sanksionet që Shtetet e Bashkuara kishte hequr dorë që nga marrëveshja bërthanore e vitit 2015. Sanskione të reja ekonomike do të vendosen gjithashtu.

Veritas.com.al/