Trupa përfaqësuese e Shtëpisë së Bardhë në Tiranë, ambasada amerikane, shpreh mbështetje për Shqipërinë dhe gatishmërinë për të punuar me partnerët shqiptarë dhe BE për të siguruar integrimin në BE.

Në reagimin pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian për çeljen e negociatave, ambasada e SHBA, vëren se Shqipëria vijon të bëjë përpara me zbatimin e reformave.

“Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore”, përfundon deklarata që vjen nga SHBA.

Veritas.com.al/

Ambasada Shba