Gratë në Siri po shfrytëzohen seksualisht nga burrat për shpërndarjen e ndihmave në emër të OKB dhe organizatave ndërkombëtare bamirëse- sipas BBC.
Punëtorët e ndihmave thanë se burrat mund të tregtojnë ushqime dhe veshje për favore seksuale.
Pavarësisht nga paralajmërimet rreth abuzimeve të tre vjetëve të shkuara, një raport i ri tregon se e njëjta gjë vazhdon sot e kësaj dite në jug të vendit.
Agjencitë e OKB dhe organizatat bamirëse thanë se kanë zero tolerancë ndaj shfrytëzimit të grave deh se nuk kanë dijeni për ndonjë rast abuzimi nga organizatat partnere në rajon.
Punëtorët e ndihmave i thanë BBC se shfrytëzimi është kaq shumë i përhapur saqë disa gra siriane refuzojnë të shkojnë në qendrat e shpërndarjes sepse njerëzit mund të pretendojnë se iu kanë ofruar trupin në shkëmbim të ndihmave që u kanë dërguar në shtëpi…
(Vijon…)
Veritas.com.al/