Dy tërmete në vetëm dhjetë minuta janë shënuar mëngjesin e sotëm në vend, duke shkaktuar edhe panik tek qytetarët.
Më i madhi ishte me magnitudë 4.4 me epiqendër në Bulqizë. Në lidhje me këtë situatë ka folur sizmologu Rrapo Ormeni. Ai tha se këto tërmete janë normale dhe se nuk ka asnjë gjë për tu shqetësuar.
“Kjo e sotmja duket se është një goditje kryesore. Tërmetet janë dy tipologji, goditja kryesore ka para dhe pas goditje. Shumica janë pasgoditje. Është tipi i tërmetit që është shoqëruar me para-goditje. Janë procese normale që ndodhin. Ky tërmet është normal, i vogël” tha ai.
Midis të tjerash, ai ka shpejguar se ky tërmet nuk ka lidhje me atë që ndodhi në 26 nëntor të vitit 2019.
“Nuk ka lidhje. Është zonë tjetër nuk ka lidhje me zonën e Durrësit. Zona e Bulqizës është e dalluar, bie në cdo vit një tërmet i kësaj madhësie” tha ai.