Ambasadaori i BE, Luigi Soreca i ka konsideruar këto dy vite të SPAK shumë të rëndësishme për Shqipërinë.
Soreca u shpreh se në fillim kur u krijua SPAK frika ishte tek gjykatësit dhe prokurorët, ndërsa tani frika ka kaluar tek pala tjetër, pasi e kanë kuptuar se askush nuk është mbrojtur.
Ai përgëzoi SPAK për punën e bërë teksa tha se suksesi i tyre është sukses i Shqipërisë dhe i partnerëve që u mbështesin.
“Ne festojmë përvjetorin e dytë të SPAK. Dy vite plot me sfida. Ne BE jemi angazhuar shumë fort që të mbështesim krijimin një SPAK të fortë dhe të pavarur. Një bilanci i fortë po ndërtohet sa i përket ndjekjeve penale të çështjeve të larta. SPAK po godet lart. Një gjë është e sigurt frika ka kaluar nga ana tjetër se në fillim ishte në anën e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe tani po kalon nga ana tjetër të cilët po kuptojnë se nuk janë më të mbrojtur. Të ruajnë fokusin dhe të vijojnë të jenë të përqendruar. BKH dhe Prokuroria e Posaçme duhet të jetë në dispozicion.
Jam i sigurt tju them që keni mbështetjen e plotë të BE për të bërë punët tuaja. Po monitorojmë dhe po shikojmë nga afër dhe do vijojmë edhe trajnimet për SPAK sipas një projekti të BE” tha Soreca ndër të tjera.