Në pritje të mbërritjes së 7020 dozave nga “Pfizer”, nga Rinasi, kryeministri Edi Rama njoftoi se një shtet mik ka konfirmuar me shkrim se do të ndihmojë Shqipërinë me 360 mijë doza Astra Zeneca.
“7020 doza mbërrijnë sot dhe sipas skedulit të ri të dhënë nga kompania pas atij momentit të bllokimit, do të vazhdojmë në javët në vijim për të përmbyllur brenda marsit të gjitha ato doza që i kemi deklaruar fillimisht dhe për të vijuar më tutje në prill dhe në maj.
Në ndërkohë ne jemi intensivisht në komunikim për të arritur një marrëveshje me Astra Zeneca dhe sikur ju kam thënë komunikimet janë në disa rrafshe, përveç drejtpërdrejt, edhe me shtete të tjera. Sot kemi marrë një konfirmim me shkrim për 360 mijë doza Astra Zeneca nga një shtet mik.
VERITAS.COM.AL