Sot nis shpërndarja e teksteve për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9 vjeçare. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka dhënë lajmin, ku thotë se përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim. Kjo vjen edhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
MIRËMËNGJES
dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë