Arrestohet kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për Bashkinë e Himares, Fredi Beleri.
Beleri është arrestuar me akuzën e shit blerjes se votave, në restorantin e tij në Himarë, dhe është shoqëruar në ambientet Drejtorisë se Policisë në Vlorë rreth orës 00:15.
Belerin e kanë shoqëruar dy persona në drejtim të komisariatit Himare dhe me pas mësohet se është dërguar drejt Vlorës.
Sipas informacioneve, operacioni është kryer nga SPAK.