SPAK vijon të godasë me dorë të hekurt korrupsionin në nivele të zyrtarëve të lartë. Sot SPAK dhe drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit kanë zhvilluar një aksion ne zyrat e Kadastrës në Tiranë duke vënë në pranga 3 persona.
Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta bëjnë me dije se janë dhënë disa urdhëra ndalimi dhe deri më tani janë ekzekutuar 3 prej tyre.
Dyshimet janë për falsifikim dokumentesh për përfitim pronash duke marrë edhe para. Ndërkohë që operacioni është ende në zhvillim.
Cilët janë tre të arrestuarit?
Tre persona janë arrestuar nga aksioni tek Kadastra e Tiranës
Dy prej tyre bënin rolin e seskserit kurse tjetri është zyrtar i nivelit të ulët.
Dyshohet se këta persona regjistruan një pronë në mënyrë të paligjshme teksa Policia po bën ekzekutimin e urdhër-arresteve.