Nga: Keti Banushi

SPAK vendos në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë. vendimi lidhet me denoncimin e Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë. Për këtë çështje ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku është paraqitur në SPAK dhe është marrë në pyetje bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij.

Ish zëvendës shefi i forcave detare, ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin Begaj përpos Kollçakut. Një thirrje nga Prokuroria sot e ka marrë dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka në cilësinë e pozicionit që ka pasur dijeni për ngjarjen.

Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë të cilat sipas tij janë janë marre pa leje nga ushtrisa dhe i janë dhënë privatit. Pasi SPAK ka verifikuar këto të dhëna ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet. I pranishëm ka qenë edhe vetë Meçollari.