Koronavirusi në Spanjë po përhapet me hapa të shpejtë!
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 738 viktima duke e çuar numrin total në 3,434.
Ndërsa numri i të infekuarve ka arritur në 47,610, pasi sot janë konfirmuar 7,937 raste të reja.
Spanja është vendi i dytë më i prekur në Europë nga koronavirusi, i cili po ecën në gjurmët e Italisë.
Të dyja shtetet e Europës kanë kaluar shifrat e Kinës, vendi ku shpërtheu pandemia e koronavirusit që ka 3,281 viktima në total.