Studentët e Universiteteve të Tiranës kanë marrë rrugët drejt selisë së Ministrisë së Arsimit.
Nga Fakulteti i Ekonomisë grupe studentësh kanë zënë rrugën e Elbasanit, studentët e fakultetit të Shkencave të Natyrës janë drejtuar drejt Zogut të Zi ku u bashkohen dhe studentët e Universitetit të Bujqësisë; dhe të gjithë thonë se do të vijnë para Ministrisë së Arsimit, si edhe tre ditët e kaluara.
Dje Ministria e Arsimit ka plotësuar kërkesën kryesore të studentëve- heqjen e tarifës për studentët që përsëritin vitin. Por ata kanë edhe kërkesa të tjera tarifore dhe jetë më të mirë në konvikte.
Studentët, përmes rrjeteve sociale, kanë bërë thirrje për bashkimin edhe të universiteteve të tjera në Tiranë.
Veritas.com.al/