Orët e fundit vendi ynë është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje të dendura shiu.

Sipas informacioneve mësohet se qyteti i Pogradecit ka qenë dhe zona më e goditur nga reshjet ku si pasojë disa fshatra kanë ngelur pa energji elektrike.

Ndër të tjera thuhet se për shkak të pranisë së madhe të breshërit janë bllokuar disa puseta në Pogradec.