Shtetet e Bashkuara ka vendosur sanksione mbi ministritë turke dhe mbi zyrtarët e lartë të qeverisë në përgjigje të sulmit ushtarak të vendit ndaj Sirisë veriore.

Presidenti Donald Trump gjithashtu telefonoi homologun e tij Turk, Recep Tayyip Erdogan për t’i kërkuar armëpushim të menjëhershëm, tha zëvendëspresidenti Mike Pence.

Zoti Pence tha se ai mund të udhëtojë drejt rajonit ‘sa më shpejt të jetë e mundur’.

Lëvizja erdhi pas kritikave ndaj Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni që sipas disave kjo i dha Turqisë ‘dritën jeshile’.

Ofensiva turke, e cila nisi javën e kaluar, ka për synim të spostojë Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga Kurdët (SDF) nga rajoni kufitar. Turqia e konsideron SDF si organizatën më të madhe terroriste.

Qeveria turke do që të krijojë ‘zonë të sigurt’ në rajon, ku mund të vendosë dy milionë refugjatë sirianë që sot ndodhen në Turqi.

Shumë prej tyre nuk janë kurdë dhe kritikët paralajmërojnë se kjo mund të shkaktojë spastrim etnik në popullsinë lokale Kurde.

Shumë civië janë vrarë gjatë operacionit deri tani dhe të paktën 160,000 janë larguar nga zona, sipas OKB.

Veritas.com.al/