Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, komentoi reagimin e Shqipërisë ndaj Iranit, i cili sipas qeverisë shqiptare, qëndronte pas sulmeve kibernetike të dy muajve më parë. “Më lejoni për të theksuar rëndësinë e veprimit që është ndërmarrë kundër sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë. Ne kemi parë deklaratën e Ramës këtë mesditë. Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë absolutisht e qartë, kur miku ynë, aleati ynë është në sulm, SHBA do të ndërmarrin veprime”, u shpreh Yuri Kim, pas takimit me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Pas takimit, ambasadorja amerikane foli për mediat duke zbuluar detaje. “E kemi bërë pjesë të traditës që të takohemi me kryetarët e Kuvendit në nisje të sesioneve parlamentare. Është e rëndësishme që të angazhohemi në mënyra që forcojnë rëndësinë e ligjeve dhe forcimin e institucioneve demokratike. Kjo është arsyeja pse ndodhesha këtu. Ne do të vazhdojmë të takohemi me të gjithë ata drejtues që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe kanë një rol legjitim në forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër korrupsionit”.