“Ishte qartë një krim lufte”, këto ishin fjalët e presidentit ukrainas Zelensky-t për bombardimin e Kharkivit, ku u vranë dhjetëra civilë.

Nëntë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë të hënën pasi bombat shënjestruan ndërtesa banimi në qytetin e dytë më të rëndësishëm, pas Kievit.

Zelensky tha se kishte dëshmi të dëshmitarëve okularë se civilët ishin bombarduar qëllimisht.

“Ishte qartë një krim lufte. Qytet paqësor. Zona banimi paqësore. Nuk ka objekte ushtarake. Dhjetëra të dhëna të dëshmitarëve okularë dëshmojnë se ishte një shkatërrim i qëllimshëm i njerëzve. Rusët e dinin se ku po qëllonin., tha ai.