Sulmi ushtarak i Rusisë në Ukrainë është “terrorizëm shtetëror”, thuhet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Ministri i Jashtëm polak dhe Kryetari i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), Zbigniew Rau i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën se aktiviteti ushtarak i Rusisë në Ukrainë përbën “terrorizëm shtetëror”.

“Ky operacion — i përgatitur dhe i ekzekutuar dobët — doli të ishte një dështim strategjik dhe taktik. Por në vend që të parandalonte vdekje të tjera të panevojshme në radhët e veta, Kremlini ndryshoi taktikat e tij”, tha ai.

“Forca pushtuese filloi të synojë popullsinë civile dhe infrastrukturën në një përpjekje për të thyer shpirtin e popullit ukrainas. Kjo është e mjerueshme dhe e turpshme dhe përbën terrorizëm shtetëror,” vazhdoi Rau. “Shkollat, spitalet dhe kopshtet po synohen qëllimisht me armë të ndaluara ndërkombëtarisht. Raportet e grave dhe fëmijëve të vrarë janë shkatërruese.”