Vranësirat do të jenë prezente në territorin shqiptar, ku herë pas herë do të ketë edhe reshje në sasi të pakta. Meteorologia Lajda Porja thekson se nga e marta, pritet përmirësim i kushteve të motit nga e mërkura deri të premten. Nga e marta, pritet që të ketë një rritje të lehtë të temperaturave.
“Parashikohet që sot vranësirat të zhvillohen herë pas here, duke sjellë reshje në sasi të pakta. Në majat e maleve do të ketë reshje të izoluara dëbore. Duke filluar që nga nesër, moti do të jetë kryesisht i kthjellët pothuajse në pjesën më të madhe të territorit. Nesër presim reshje të pakta dhe të izoluara në zonat malore. Nga e mërkura deri të premten, do ketë përmirësim të dukshëm të motit. Do të jetë i kthjellët, vranësira të lehta dhe kalimtare dhe nuk presim që të ketë reshje. Temperaturat e ajrit sot kanë pësuar një rënie të lehtë. Minimale regjistrohen -1 në Peshkopi, dhe maksimalja deri në 16 gradë në Vlorë dhe Sarandë. Nga e marta deri të premten, do të kemi rritje të lehtë graduale të temperaturave. Megjithatë, minimalet do të mbeten në 0 dhe -1 dhe maksimalet deri në 18 gradë. Ka një përmirësim të dukshëm të parametrit të erës. Herë pas here do të jetë e lehtë dhe mesatare dhe me shpejtësi jo më shumë 40 km/orë, duke sjellë një valëzim të lehtë në brigjet detare”, u shpreh meteorologia.
Sa i përket vendeve të rajonit, ajo tha:
“Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët, vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të pakta e të izoluara deri në mesin e javës. Pas së mëkurës , do të ketë përmirësim të dukshëm të motit. Masat ajrore të qëndrueshme do të mbizotëtrojnë edhe në Kosovë dhe Maqedoni, duke rikthyer kthjellimet dhhhe vënraiësrat e lehta. Temperaturat në Kosovë do të luhaten nga -2 deri në 12 gradë. Maqedonia do të regjistrojë temperature 0 dhe -1 minimalet dhe maksimalet 13 apo 14 gradë.“, tha ai./abcnews.al