Aplikimi i taksës për ‘Rrugën e Kombit’ do të penalizojë me qindra mijëra shqiptarë nga të dy anët e kufirit, duke rritur koston e udhëtimit.
Lidhur me këtë vendim të qeverisë Rama ka reaguar deputetja e PD-së, Albana Vokshi. Përmes një postimi në rrjete sociale Vokshi ngre një pyetje mjaft të rëndësishme, se me çfarë do ta përballojnë këtë taksë ata që marrin ndihmë ekonomike?
Ja postimi i zonjës Vokshi:
FATURA E TAKSËS SË RRUGËS SÊ KOMBIT!!!
6500 lekë kush do të kalojë në rrugën e Kombit…
Po ata që marrin ndihmë ekonomike si do e përballojnë???
Po 30 mijë familjet qe u hoqën nga ndihma ekonomike?? Apo këta s’duhet te dalin nga shtëpia….
#TaksaERrugësSëKombitTaksëAntikombëtare.
Veritas.com.al/