Nga: Namik Lapardhaja/ Fakulteti Filologji

Që nesër, PD, në vend të juristit Eduart Halimi, që dorëzoi mandatin e deputetit, do të përfaqësohet nga Asrit Veliaj- ish shofer taksist. Një nga militantët e PD, në Fakultetin e filologjisë, zoti Lapardhaja,reagon me ironi…

_____

“Tani qe demokratet e Beratit do te përfaqësohen ne Parlament nga nje intelektual i nivelit ndërkombëtar (dhe me gjere) si Astrit Veliaj, ata nuk do te kenë vetëm zërin e tyre ne tempullin e demokracisë, por, madje, edhe veshin, edhe syrin, edhe mendjen, edhe lekun… etj.

Vetëm një demokraci e niveleve perëndimore si kjo e jona, mund te na e dhuronte dhe mund te na bënte pjesëtar te këtij fati e gëzimi te madh kolektiv…

Rr(n)ofsh e qofsh, o moj demokracia shqiptare…”

Veritas.com.al/