AP

Të paktën 13 gazetarë Amerikanë do të dëbohen nga Kina në shenjë hakmarrjeje për një kufi të ri të vendosur nga administrata Trump në vizat për mediat shtetërore Kineze që operojnë në SH.B.A. Qeveria kineze njoftoi të mërkurën se Amerikanët që punojnë në tre gazeta të mëdha amerikane do të duhej të dorëzojnë kartat e tyre të shtypit brenda 10 ditëve

PEKIN (AP) – Të paktën 13 gazetarë amerikanë do të dëbohen nga Kina në shenjë hakmarrjeje për një kufi të ri të vendosur nga administrata Trump në vizat për mediat shtetërore kineze që operojnë në SH.B.A.

Qeveria Kineze njoftoi të mërkurën se Amerikanët që punojnë në tre gazeta të mëdha amerikane duhet të dorëzojnë kartat e tyre të shtypit brenda 10 ditësh. Ata do të duhet të largohen nga vendi, pasi vizat e tyre janë të lidhura me kredencialet e tyre mediatike.

Numri i gazetarëve të prekur në të tre gazetat – The New York Times, Wall Street Journal dhe The Washington Post – është të paktën 13 dhe mund të jetë më i lartë në varësi të faktit se sa gjerësisht përcaktohet grupi, tha Klubi i Korrespondentëve të Huaj të Kinës, ose FCCC.

Do të ishte largimi më i madh i gazetarëve të huaj nga Kina sa mbahet mend.

“Nuk ka asnjë fitues në përdorimin e gazetarëve si gur shahu diplomatike nga të dyja fuqitë ekonomike botërore,” tha FCCC në një deklaratë.

SH.B.A njoftoi në fillim të këtij muaji që pesë media Kineze të kontrolluara nga shteti do të kufizoheshin në dhënien e vetem100 vizave, dmth dëbimin de fakto te rreth 60 gazetarëve. Ajo përmendi mbikëqyrjen gjithnjë e më të ashpër, ngacmimin dhe frikësimin e gazetarëve Amerikanë dhe të tjerëve të huaj që punojnë në Kinë.

Mediat kineze punësojnë rreth 160 shtetas kinezë në Sh.B.A dhe përfshijnë Agjencinë zyrtare të lajmeve Xinhua dhe Rrjetin Televiziv Global Kinez, krahu i jashtëm i transmetuesit shtetëror CCTV.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme thoshte që qytetarët Amerikanë që punojnë për tre gazetat me letrat kredenciale që skadojnë këtë vit, duhet të dorëzojnë kartat e tyre të shtypit brenda 10 ditëve. Atyre gjithashtu do tu ndalohet të punojnë në territoret gjysmë-autonome të Hong Kongut dhe Makaos, tha ministria.

Deri në këtë njoftim, Kina kishte dëbuar nëntë gazetarë të huaj që nga viti 2013, tha FCCC.

Hapi dramatik, i cili tronditi gazetarët e huaj në Kinë, është masa më e fundit hakmarrëse në një seri mosmarrëveshjesh midis dy qeverive.

Ata mbeten të ngulitur në një luftë tarifore dhe tregtare pavarësisht nga një armëpushim i kohëve të fundit dhe kanë tregtuar fjalë plot zemërim mbi pandeminë Koronavirus që u shfaq për herë të parë në Kinë dhe është përhapur në të gjithë botën.

Mediat shtetërore Kineze publikuan editoriale pas njoftimit të ministrisë së jashtme që fajësonin palën e SHBA.

“Ndikimi i masës Amerikane nuk do të kufizohet në fushën e mediave, por do të krijojë efekte të përgjithshme negative dhe paqartësi të reja në marrëdhëniet,” tha gazeta e përditshme e Popullit e Partisë Komuniste në pushtet në një editorial.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo kundërshtoi krahasimin midis SH.B.A. dhe veprimeve Kineze, duke u thënë gazetarëve në Uashington se ata gëzojnë lirinë e shtypit që nuk ekziston në Kinë.

“Individët që ne identifikuam … ishin pjesë e mediave Kineze të propagandës,” tha ai. “Ne i kemi identifikuar këto si misione të huaja sipas ligjit Amerikan. Këto nuk janë këmbime mollë me mollë, dhe më vjen keq për vendimin e Kinës sot për të përjashtuar më tej aftësinë e botës për të kryer operacione të lira të shtypit. ”

Editoriali i te përditëshmes Populli tha që gazetarët Kinezë në Amerikë “kanë respektuar gjithmonë ligjet dhe rregulloret e Sh.B.A-së, etikën gazetareske dhe parimet e objektivitetit, drejtësisë, së vërtetës dhe saktësisë.”

Redaktorët e të tre gazetave amerikane dënuan veprimin kinez.

“Shëndeti dhe siguria e njerëzve në të gjithë botën varen nga raportimi i paanshëm për dy ekonomitë e saj më të mëdha, të dyja tani po luftojnë me një epidemi të përbashkët,” tha ai, duke iu referuar pandemisë koronavirus.

VERITAS.COM.AL/

___