Policia e Tiranës ka dalë në një njoftim në lidhej me ngjarjen në Don Bosko.,
Sipas njoftimit të policisë, dy persona janë plagosur me armë zjarri. Mësohet se të lënduarit janë shtetasit Kastriot Elezi, 45 vjeç, dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
“Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar“, thuhet në njoftimin e policisë.