(Carles Puigdemont kryesoi mbledhjen e kabintit të Martën)/

Lideri Catalan, Carles Puigdemont është gati të shpallë planet për të ardhmen e provincës, mes presioneve në rritje, duke u ndarë nga Spanja.

Ka disa spekulime se mund të shpallë pavarësi në mënyrë të njëanshme pas referendumit të debatueshëm. Fjala e tij për në parlamentin rajonal është planifikuar për në ora 18:00 (16:00 GMT).

Policia Catalane është vendosur në pjesën e jashtme të parlamentit në Barcelona, duke vulosur praninë e saj në publik.

Kryetare e Bashkisë e Barcelonës ka kërkuar nga zoti Puigdemont dhe nga kryeministri Spanjoll, Mariano Rajoy që të  “de- shkallëzojnë” krizën.

Madridi i bëri thirrje lidrit Catalan “që të mos mos bëjë ndonjë gjë të pakthyeshme, që të mos vazhdojë rrugën pa kthim dhe të mos shpallë pavarësi në mënyrë të njëanshme”.

Edhe presidenti i Këshillit Europian të BE ka apeluar ndaj tij që të respektojë Kushtetutën e Spanjës.

Votimet e mbajtura në 1 Tetor, për të cilën zyrtarët Catalan thanë se rezultoi 90 % në favor të pavarësisë për rajonin veri- lindor. Pjesëmarrja u shënua 43 %.

Veritas.com.al/