Një tërmet me magnitudë 4.7 ka lëkundur vendin tonë pak më parë.
Sipas EMSC, epiqendra ka qenë në afërsi të Podgoricë, ndërsa lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Richter dhe janë ndjerë edhe në Shkodër.
Thellësia e goditjes ka qenë vetëm 10 kilometër, që ka bërë që lëkundjet të ndjehen shumë.
Termeti i fortë ka shkaktuar panik te qytetarët, ndërsa ende nuk dihet nëse ka shkaktuar dëme apo të lënduar.