Një tërmet i fortë që ra një orë pas mesnatë në detin Egje, ka lënë të paktën dy të vdekur në ishullin Kos të Greqisë- sipas zyrtarëve.

Tërmeti me magnitude 6.7 ballë ka goditur 12km në veri-lindje të ishullit Kos, afër Turqisë. Tërmeti ka thellësinë 10 km, sipas Studimeve Gjeologjike të Shteteve të Bashkuara.

TË paktën 20 persona të tjerë janë plagosur në Kos- një zonë shumë e populluar me turistë. Disa ndërtesa janë dëmtuar.

Në qytetin turk Bodrum, disa njerëz janë plagosur teksa përpiqeshin të largohen nga tërmeti.

Lëkundjet e tokës u ndjenë fillimisht në ora 01:31 të të Premtes (22:31 GMT të Enjten).

Studentja Britanike, Naomi Ruddock e ndjeu tëmetin në Kos, ku ndodhet me nënën e saj për pushime- raporton BBC.

“Po flinim, dhe në atë moment ndjemë që dhoma po tundej. lëvizi dhoma. Të gjitha gjërat lëvizën. të dukej sikur ishe në një anije dhe nisi të lëkundej shpejt nga njëra anë në tjetrën. Aq sa u ndjemë si të na kishte zënë deti”.

Çatia e barit në ishull, ra, dhe një traget nuk mund të ankorohej për shkak të dëmeve në port- tha policia Greke.

Fotografitë në mediat sociale tregonin njerëz në Bodrum duke ecur nëpër ujëra që vërshonin; të paktën 70 prej tyre u shtgruan në spital me plagë.

Kristian Stevens, një turist Britanik në Didim, 90km (60 milje) nga Bodrum, tha se ndërtesa në të cilën ndodhej filloi fillo të tundej”

Turkey dhe  Greece janë dy shtete që preken shpesh nga tërmetet.

Tërmeti më i rëndë me shumë të vdekur ka rënë në veri- perëndim të Turqisë në vitin 1999 dhe ka vrarë 17,000 njerëz.

Veritas.com.al/

Location of earthquake