Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë është regjistruar në Fushë-Arrëz.

Lëkundjet u regjistruan në orën 17:37 me një thellësi prej 2 km.

Epiqendra e tërmetit ishte mes Kukësit e Fushë Arësit, 19 km nga Fushë Arësi dhe 26 km nga Kukësi.

Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Veritas.com.al/