Ambasadori Luiggi Soreca në një konferencë për shtyp ka folur për situatën pas tërmetit në vend.

“Dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë”, tha Soreca, ndërsa shtoi se tashmë duhet bërë një vlerësim pas shkatërrimeve.

“BE do të ndihmojë Shqipërinë për t’u rindërtuar. Solidaritet është treguar nga miqtë tanë europianë. Shqiptarët janë një popull i fortë, do të qëndrojmë me ju. Janë me mijëra njerëz që nuk po munden të kthehen në shtëpi. BE dhe vendet anëtare kanë ofruara asistencë, sepse Shqipëria nuk është vetëm afër gjeografikisht, por edhe afër zemrave tona.

Shumë specialist kanë ardhur nga Franca, Italia, Gjermania, Kroacia, Holanda etj. Dje kam vizituar vetë Durrësin, sidomos shkollat dhe infrastrukturën e përgjithshme, të gjitha shqetësimet do adresohen, po punojmë më autoritetet lokale për të bërë më të mirën.

Falënderojmë të gjithë ata që ndihmuan në këtë situatë të vështirë. Procesi fillon që të enjten nga zyra e BE, pra nevojitet një vlerësim i pas shkatërrimeve. solidariteti është në zemër të BE-së, ne qëndrojmë përkrah Shqipërisë, kemi dëshmuar miqësinë me popullin shqiptar”, tha Soreca.

Veritas.com.al/