(FOTO: Michelle dhe Barack Obama në Air Force One)/

Thashethemet në Website TMZ të Hollywood thonë se familja Obama, menjëherë pas inaugurimit të Donald Trump, do të fluturojnë për të fundit herë me taksat e amerikanëve, me Air Force One. Udhëtimi i tyre do të jetë drejt “Palm Springs”,  në Kaliforni.

Ky website thotë se menjëherë sapo të jetë kompletuar betimi i Donald Trump, aeroplani i designuar si Air Force One  do të drejtohet për në Perëndim me Obamat në bord.

Sigurisht, avioni do të jetë i dizajnuar si Air Force One, por nuk do të jetë vërtet Air Force One, sepse Barack Obama nuk do të jetë më president.

Në të njëjtën ditë do të jetë edhe helikopteri Marine One që për herë të fundit Obama do të ketë në bord Obamën për ta dërguar në  Air Force Base.  As  Marine One nuk do të jetë duke mbajtur zyrtarisht presidentin, por ai është i dizajnuar kështu, me qëllim që Obama të bëjë udhëtimin e  fundit.

TMZ iu kërkoi zyrtarëve lokal në Kaliforni dhe në Shtëpinë e Bardhë që të thonë nëse thashethemet kanë të vërteta apo jo, dhe të japin detaje.

/Veritas.com.al/