Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar qytetarëve që të votojnë masivisht Partinë Socialiste në 11 maj, në këmbim të hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Teksa ka folur gjatë podcastit “Flasim” për rëndësinë e votës masive për PS-në, Rama ka theksuar se ky veprim do të çojë në marrjen e pasaportës europiane për çdo shqiptar deri në vitin 2030, shkruan A2 CNN.

Shefi i qeverisë tha se me mandatin e katërt të PS-së, do të mbyllet një histori poshtëruese për shqiptarët dhe sipas tij, bashkëkombasit tanë nuk do të shihen më si dele të zeza në Europë.

“Ne mund të mbyllim historinë poshtëruese. Mos të na shohin më si dele të zeza. Mos t’i japim llogari një polici në aeroport se pse po hyj në një vend të BE dhe kur do iki. Ne do i sigurojmë çdo shqiptari pasaportën europiane të Shqipërisë.

Na duhet një mandat më i fortë se 3 mandatet e mëparshme. Me votën e bashkuar, mund të kemi mundësinë që të pajisim çdo shqiptar me pasaportën europiane. Do të jetë më e lehtë për shqiptarët të punojnë dhe të studiojnë në vende të BE-së”, tha Rama. /A2 Televizion

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *