Një veteran i Korpusit të Marinës së SHBA i dyshuar per probleme të shëndetit mendor vrau 12 vetë në një bar të mbushur plot në Kaliforni, duke përfshirë një polic, thanë zyrtarët.
Te shtënat filluan në orën 23:20 me oren lokale të mërkurën në Thousand Oaks rreth 65 kilometra në veri-perëndim të Los Anxhelosit.
Të paktën 200 persona thuhet se ishin brenda Borderline Bar and Grill, e cila po organizonte një mbrëmje kercimi studentore.
Policia quajti të dyshuar 28-vjeçarin Ian David Long.
Në fillim të këtij viti, profesionistët e shëndetit mendor të policisë intervistuan dhe liruan atë pasi përfaqesuesit e sherifit e gjetën duke u sjelle “nevrik” dhe ” në menyre te çrregullt” në shtëpinë e tij, thane autoritetet.
Veritas.com.al/