![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2023/09/800-0-d3d935d27452ee41a9b85e30e3aa4c68-1.jpg)
Policia e Tiranës njoftoi se sot rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, në një karburant, është çarë një tub gazi i karburantit.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri.