Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës ku kanë vdekur dy persona dhe është plagosur rëndë shoferi i automjetit.
Sipas detajeve të zbuluara, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnatës. Shkak ka qenë shpejtësia me të cilën po qarkullonte, 26 vjeçari Arbër Tivari i cili drejtonte makinën. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi një vit më parë u paraqit i plagosur me armë zjarri në spitalin e Durrësit dhe pas një hetimi nga policia në banesë iu zbuluan armë dhe municion luftarak. I riu i cili njihej si problematik në Durrës, mësohet të ketë qenë i arrestuar tre herë nga policia.
Tashmë ai gjendet në spitalin e Traumës ku po lufton për jetën si pasojë e përplasjes së fortë të makinës në barrierat mbrojtëse të autostradës Tiranë-Durrës.