Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë në gjendje të rëndë, pasi një varkë me emigrantë u mbyt sot në Kanalin Anglez.

Një operacion i përbashkët shpëtimi nga rojet bregdetare britanike dhe franceze ka shpëtuar 50 persona, thanë autoritetet, raporton “BBC”.

Një numër ende i pacaktuar emigrantësh u panë duke u nxjerrë nga një varkë shpëtimi. Shkalla e lëndimeve të tjera është e paqartë.

RNLI tha se një ekuipazh i varkës së shpëtimit u nis pak para orës 04:00 të mëngjesit.

Prefektura Detare e Francës tha se gjashtë persona u dërguan me helikopter në një spital në Calais, ndërsa një person u shpall i vdekur më vonë.

Një vullnetar, i cili ishte në një nga varkat e shpëtimit, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se emigrantët po përdornin këpucë për të nxjerrë ujin nga varka që po fundosej.

Një tjetër tragjedi në “La Mansh”, mbytet anija me

Ekipi i shpëtimit

Anne Thorel tha se grupi i saj shpëtoi 54 persona, duke përfshirë një grua, duke shtuar: “Kishte shumë në varkë”.

Zyrës së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar i është kërkuar më shumë detaje rreth incidentit, ndërsa Sekretarja e Brendshme Suella Braverman të shkoj

Kjo vjen pasi qeveria u detyrua dje të largonte të gjithë emigrantët nga anija e Bibby Stockholm pas zbulimit të baktereve të rrezikshme në ujë.

Që nga 10 gushti, 15,826 njerëz kanë kaluar Kanalin me një varkë të vogël këtë vit.