By Chris Kahn | NEË YORK

 

Kandidati Republikan për President, Donald Trump duket se tashmë e ka gdhendur shtegun më të gjërë për në Shtëpinë e Bardhë, teksa një numër shtetesh si Florida dhe Ohio nuk e konsiderojnë më që të fitojë zonja Hillary Clinto, kandidate Demokrate; sipas sondazhit më të fundit të Reuters/ Ipsos, realizuar sot, e Shtunë.

Projekti, i cili kombinon sonazhet në opinion me analizat e modeleve të votimit në disa zgjedhje të ndryshme, akoma tregojnë se zonja Klinton mund të fitojë në zgjedhjet e 8 Nëntorit, sikur këto të mbaheshin sot. Akoma Donald Tramp nuk ka kapur nivelin e mbështetësve në disa shtete.

Clinton tani ka 83 per qind shanse për të fituar zgjedhjet, nga një mesatare 47 per qind në Kolegjin Elektoral. Nga fundi i Gushtit, States of the Nation vlerësoi se zonja klinton ka 95 per qind shanse për të fituar nga një mesatare prej 108 votash.

Gjatë pak javëve të fundit, epërsia e Hillary në sondazhet kombëtare ka rrëshqitur në mënyrë të konsiderueshme. Sondazhet po shkojnë në pikën që i shikojnë rezultatet shumë ngushtë deri në ditën e Zgjedhjeve. Fushata e Klinton ka luftuar që të kapërcejë arsyet kundërshtuese rreth informacionit të klasifikuar që ajo përdori kur ishte Sekretare e Shtetit.

Një sondazh që ishte bërë nga Reuters/Ipsos, sipas të cilit tregohej se zonja Klinton ishte 8 pikë në avance, tashmë ka rënë, dhe kjo ka ndodhur që në javen e fundit të Gushtit.

Clinton është akoma e favorizuar që të fitojë 17 shtete, duke përfshirë disa shtete të mëdha, me popullsi urbane siç është Nju Jurku, Nju Xhersi dhe Kalifornia, të cilat kanë mjaft influencë në rezultatin e zgjedhjeve.

Tramp shikohet si fitues në 23 shtete, shumë prej tyre me popullsi të vogël.

Numri i shteteve të projektuar në favor të Klinton është pakësuar gjatë pak javëve të fundit. Dy nga këto shtete, Ohio dhe Florida, ishin konsideruar si të fituara nga Klinton deri në fund të Gushtit. Tani kandidatët janë pothuajse të barabartë. Pesë shtetë të tjera, duke përfshirë Michigan dhe North Carolina janë gati për t’u marrë.

/ Sipas Reuters/